Fotoja e një djali të ri që mbante të veshur një bluzë me simbole shqiptare duke udhëtuar në një autobus në Serbi ka bërë xhiron e ditës pas publikimit në rrjetet sociale.

Postimi i fotografisë ka sjellë dhe shumë komente. Në faqen e Facebook “Drejtpërdrejt nga tramvajet dhe autobusët e Beogradit”, u pa në post fotoja në fjalë, ndërsa komentet e bëra, ishin negative dhe pozitive.

Komentet që u shfaqen pas postimit të fotos së djalit:

– Gjithçka është e mundur këtu në Serbi, ne jemi një vend evropian.

– Ai ka të drejtë të veshë atë që dëshiron. Mbi të gjitha, stema nuk është aq e dukshme. Nuk duket sikur ai synon të provokojë.

– Po të mos i kisha lexuar komentet, nuk do ta kisha kuptuar që është stemë shqiptare. Në përgjithësi, më shumë shqetësohem për ata që nuk mbajnë maska në autobus ose i mbajnë nën hundë e flasin në telefon.

Këto janë vetëm disa nga komentet, ndërsa Kurir vë në diskutim situatën që mund të paraqitej në Tiranë nëse dikush do të mbante veshur një fanellë me simbole serbe.