Basha fton për darkë Berishën/ Zbulohet çfarë diskutuan, kush janë dy personat që i shoqëronin

Kryetari i Partisë Demokratike ka organizuar një darkë pune, ku ka ftuar edhe liderin historik të PD-së dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Mësohet se në këtë darkë të pranishëm kanë qenë edhe dy personalitete të diasporës, Elmi Berisha, i cili është kryetar i Vatrës dhe Naim Dedushaj, anëtar i kësaj organizate.

 

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryeministri, i cili ka publikuar foto nga darka dhe ka zbuluar se një ndër temat ishte bashkëpunimi i PD me Vatrën.

 

“Album nga një darkë e shtruar nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha për nder të z Elmi Berisha, personalitet i njohur i diasporës dhe Kryetar i Vatrës, Organizatës Shqiptaro – Amerikane më të vjetër në SHBA dhe anëtarit të kryesisë së kësaj organizate dhe sekretarit të Këshillit të Shoqatës së Biznesit të Diasporës, Naim Dedushaj.

 

Në darkë shfrytëzova rastin për të shprehur mirënjohjen time të pakufishme për kryesinë e Vatrës dhe të gjithë Vatranët si dhe diasporën shqiptare në SHBA në tërësi për rolin e tyre të pazëvendësueshëm që kanë luajtur me mbështetjen, lobimin e tyre për Shqipërinë dhe Kosovën dhe Kombin shqiptar në tërësi.

 

Një mirënjohje të veçantë shpreha për bashkëpunimin tradicional dhe ndihmën tejet të çmuar e në çdo kohë që Vatra i ka dhënë Partisë Demokratike si dhe shpreha urimin tim që ky bashkëpunim i PD me Vatrën të vazhdojë pandërprerë. Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...