Disa ditë më parë shkaktoi jo pak reagim deklarata e ministrit Blendi Klosi.

Ai tha në një studio televizive se muzika nuk lejohet aktualisht në bare e restorante pasi valët e saj përçojnë COVID-19. Këtë deklaratë këngëtarja Xheisara e cilësoi si pa sens dhe absurde. Ajo tha në “Ftesë në 5” se është në prag falimenti, ndërsa shtoi se do ta pyeste ministrin se, “ku e merr mallin”.

“Ne jemi të falimentuar sepse po bëjmë tetë muaj. Unë do e pyesja pak ministrin, këto koncertet e tjera që zhvillohen lart e poshtë nuk ka tinguj atje. Nuk ka sens fare, më duket absurde. Nuk ia kam idenë për atë që thotë ministri. Do të thosha diçka por jam live dhe s’po e them. Do e pyesja ku e merr…”, tha këngëtarja.