Rama fut spicat te demokratët: U propozuam zv.kryeministrin e tyre për kryetar KQZ-je dhe nuk pranuan

Teksa mban fjalën e tij të gjatë në Kuvend, në mbrojtje të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor, Edi Rama ka hedhur spicat në radhët e demokratëve, duke thënë se ata refuzuan zv.kryeminsitrin e kohës së tyre, Ilir Rusmaili, për të qenë në krye të KQZ-së.

Kreu i qeverisë tha se vetë ai do ta votonte Kodin Zgjedhor me hundë të mbyllura, pasi i është dashur që të bëjë dakordësi me të dyja palët, dhe këtu sipas tij është ndryshimi që Rama ka me Sali Berishën.

“Gramoz unë nuk flas më nëse zotëria nuk merr atë që takon, fyerjet dhe ofendimet janë të patolerueshme, çfarë u bë këtu, një zë foltoren, tjetri të bën të mbyllësh mikrofonin.

Mendoni pak sa gjëra për të cilat unë diktatori i madh, do i votoj pa dëshirë, përkundrazi do mbyll hyndën dhe do i votoj, qoftë sa i takon institucioneve të zgjedhjeve, që u thashë u çuam atyre zv.kryeministrin e Sali Berishës, ministrin e drejtësisë së Sali Berishës, i cili sa kohë ka pasur mikrofonin ka sulmuar partinë socialiste, por te i cili unë vlerësoj një gjë, që është një nga të paktët që gjuha e tij thyen kocka, por që nuk ofendon.

Ky është i vetmi vlerësim që kam për të, dhe do votoj një gjë që nuk e doja që janë komisionet politike, por që të bëja atë që kam thënë, duhet të kisha dakordësinë e aktorëve të tjerë. Këtu ndryshoj unë nga Saliu, sepse respektoj faktin që ata do jenë në fushë në ndeshje, edhe pse tani kanë ikur nga Kuvendi”, tha Rama.

Në fundin e deklaratës Rama u shpreh i bindur se ndryshimet do të kalojnë sot në Kuvend, ndërsa iu uroi fat të gjithë kundërshtarëve në zgjedhje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...