Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat.

Por teksa ai shpjegonte çfarë kishte ndodhur në Kuvend, pak metra më larg dëgjohej zëri i një gruaje që thërriste me të madhe:

O hajdut, Rama ik! Rama ik! Hajdut! Thirrjet u dëgjuan për disa sekonda, por Rama nuk i kushtoi rëndësi, ndërsa ndërhyri menjëherë garda për ta larguar nga ambientet jashtë Kuvendit.

Sipas Dosja.al bëhet fjalë për Violeta Gecajn, e cila pretendon se është shoqëruar nga Policia e Shtetit për në komisariatin nr.1. Gecaj pretendon se ndaj saj është ‘vënë dorë’ nga efektivët për thirrjet kundër Ramës.

Ajo tha:

Dua të bëj kallëzim për policët sepse më dhunuan por nuk ma pranojnë. Më shoqëruan në komisariatin nr.1 sepse thashë Rama ik.