Ditën e djeshme Sara dhe Ledri Vula mbajtën festën baby shower në shtëpinë e reperit, pak ditë para ardhjes në jetë të vogëlushes së tyre. Në festë ishin të pranishëm shumë personazhe të shoëbizit, të cilët publikuan foto e video duke na zbuluar pamje nga festa.

Për arsye personale, trashëgimtaret e Top Channel Sara dhe Lori Hoxha nuk arritën dot të ishin në festë, por ato u siguruan ta lumturonin partneren e Ledrit, Sarën me një dhuratë.

Në postimin e fundit në Instagram Sara tregon se ka marrë një buqetë lulesh dhe një shënim nga dy motrat Hoxha.