Nuk mund ta mohojmë se sa i përpiktë ka qenë seriali Simpsons, për një sërë parashikimesh.

Sidoqoftë, pas lajmit se Donald Trump dhe zonja e parë u infektuan me koronavirus, është pëmendur thuajse kudo se “Simpsons kishin të drejtë”. Një imazh i Trump i vizatuar në stilin e Simpsons, bëri xhiron e rrjetit në Twitter dhe jo vetëm. Aty, Trump shfaqet i shtrirë në një arkivol.

Shumë njerëz po e perceptojnë këtë si parashikimin e radhës, por a v d i q Trump në të vërtetë tek Simpsons dhe a kishte ndojë episod për sëmundjen a f un era lin e tij? Përgjigja është: Jo! Fotoja që qarkullon në mediat sociale nuk është e marrë nga asnjë episode i serialit.

Ai është thjesht një imazh i krijuar dhe i shfaqur për herë të parë në shkurt të vitit 2017. Gjithsesi, kjo nuk i ndaloi njerëzit ta përhapin dhe më shumë lajmin e rremë, duke bërë edhe të tjerët të besonin se fotoja është marrë nga një moment i mirëfilltë i shfaqjes televizive.