Rama: S’ka paketë të tretë, 0 taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot që t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, lidhur me problematikat që ata hasin çdo ditë.

Nga makina duke udhëtuar, Rama u është përgjigjur qytetarëve dhe është shprehur se nuk do të ketë një paketë të tretë ekonomike për të ndihmuar biznesin.

“Nuk kemi parashikuar një paketë të tretë ekonomike, larg qoftë vetëm nëse do na duhet që të bëjmë një mbyllje të dytë. Ki besim se gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mirë është ende para nesh”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë ka folur dhe për heqjen e taksave për biznesin e vogël. Rama tha se vendimi tashmë është ligj në Kuvend dhe do të jetë deri në vitin 2029.

“Vendimi nuk është për fushatë, por është një ligj i miratuar në parlament dhe ka fuqi deri kur ju që fitoni me punë të ndershme do të keni fuqinë që ta mbani në fuqi. Për sa më takon, ai ligj do të qëndrojë në fuqi deri në vitin 2029”, tha Rama./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...