Vendi fqinj Italia, ka perjetuar nje situte tejet te veshtire per shak të përkeqësimit të kushteve të motit.

Ne Italine veriore eshte bere evakuimi nga moti i keq, madje ka pasur edhe përmbytje e rrëshqitje të dheut

Mbrojtja Civile lëshoi alarmin e kuq për zonat më të rrezikuara, duke permendur rajonet si Liguria, Lombardia dhe Veneto. Po ashtu edhe Venecia e bukur sipas autoriteteve pritet të përfshihet nga një mot i keq.

Nisur nga parashikimet, dita e shtunë pritet të sjellë përkeqësim të motit dhe jo vetëm në veri të vendit. Sipas Mbrojtjes Civile, përkeqësimi i kushteve atmosferike do të sjellë probleme edhe në rajonet qendrore, duke u shoqëruar me reshje shiu, stuhi si edhe erëra të forta në jug të vendit.