Llokumja e vogël. Zoti të ma fali”! Ka qenë ky amaneti i fundit i Elena Alinj, 23-vjeçares shqiptare të cilës bashkëshorti i mori jetën.

Ngjarja ndodhi në Amerikë, ku Elena Alinj ishte larguar për një jetë më të mirë, pasi kishte fituar lotarinë. Pas martesës, ajo kishte sjellë në jetë një vajzë, e cila është 11-muajshe, por tani do i duhet të rritet jetime.

Familja e Elenës ka hapur dyert e m ortit, ndërsa presin trupin e saj të prehet në atdhe. Gjithashtu, prindërit e Elenës kërkojnë që të fitojnë të drejtën për të rritur vajzën e vogël jetime.

Ndërkohë të afërmit e saj në një postim në “Gofundme” kërkojnë ndihmë që trupi i saj të kthehet në vend. Ajo humbi jetën brenda 24 orëve pasi ishte shtruar në reanimacion, pasi kishte marrë dë mtime të shumta në trup.