“Për mua Hygerta është më shumë miss, se gazetare”, Duka përplaset me moderatoren, ja si përgjigjet ajo

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është ‘përplasur’ me moderatoren Hygerta Sako teksa flitej për bojkotin e Ligës Profesioniste dhe presidentëve të Superligës.

Duka është shprehur se kjo që po ndodh tani nuk është një luftë mes futbollit dhe qeverisë apo kryeministrit Rama, por një kërkesë për të përmirësuar sportin. I ftuar në emisionin “Java” në “Rtsh”, Duka është shprehur se ky është një bojkot i cili është zgjedhur nga vetë klubet, që duan plotësimin e kërkesave, teksa shton me tej se nuk ndihet fajtor për eliminimin e Tiranës.

Presidenti Duka iu shmang pyetjes nëse ndihej fajtor për humbjen e Tiranës duke thënë se “për mua Hygerta është më shumë Miss se sa gazetare”.

Kjo bëri që moderatorja t’i përgjigjej menjëherë duke i thënë “unë nuk jam e bukur, por jam gazetare prej 25 vitesh”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...