Italia veriore është mbërthyer keq nga moti me reshje shiu dhe erë të fortë. Së fundmi mësohet se numri i personave të zh dukur ka shkuar në 11.

Ndërkohë pak më parë u raportua se një zjarrfikës kishte humbur jetën. Zona më e prekur është Piemonte, ku situata vijon të jetë alarmante.

Një prej personave të zhdukur është regjistruar në zonën e Vercelli, i cili ra me makinën e tij në Sesia. Kryetari i Piemonte, Alberto Cirio, ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtë zakonshme.

Meteorologët shprehen se e tillë situatë nuk është parë që prej vitit 1958. Autoritete kanë bërë thirrje për kujdes, ndërsa sinoptikanët paralajmërojnë se moti i keq në vend do të vijojë.