Hudhra nga Kina, për të cilën SHBA duket se ka vënë një taksë doganore shumë të fortë, po shkon në këtë vend nga Shqipëria, duke u ambalazhuar si prodhim shqiptar.

Këtë fakt të rëndë e ka denoncuar një qytetar, në mesazhin që i ka dërguar ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Berisha e ka publikuar këtë mesazh duke akuzuar Shqpërinë se po abuzon me klauzën e vendit më të favorizuar për tregtinë me SHBA-në. Ai shkruan: “Në Shqipëri plasi hudhra! Kontrabandë e madhe me hudhrën kineze nga Shqipëria.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Nar ko-shteti abu zon me klauzolën e kombit më të favorizuar në tregti me SHBA,” nënvizon Berisha.

“Përshëndetje Doktor, Ju faleminderit për publikimin e informacionit që ju dërgova për tenderin e hekurudhës dhe më bën përshtypje se asnjë gazetë, TV apo media online nuk e ka dhënë të paktën si lajm.

Këtë javë do t’ju dërgoj një informacion me fakte se si kjo qeveri lejon kontrabandën e hudhrës në dëm të buxhetit të SHBA.

Atje hudhra kineze ka tarifë doganore rreth 394%, prandaj këta e sjellin hudhrën kineze këtu me tarifë 2%, e zhveshin, e ambalazhojnë “Product of Albania” dhe e shesin në USA.

Sa për dijeni, kontrabanda e hudhrës kineze është vepra kriminale më e rëndë se të gjithë produktet e tjera sepse tarifa doganore e saj është shumë herë më e lartë se ajo e alkoolit, duhanit etj.” shkruan qytetari.