Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale si ta kuptojmë nëse kemi rrufë apo grip, në një kohë kur simptomat e tyre mund t’i ngatërrojmë me ato të Covid-19.

VIROZAT, NGJASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS TYRE

Epidemia nga Sars-Cov2/Covid-19 vazhdon të jetë prezente prej shtatë muajsh duke u përditësuar çdo ditë mbi gjendjen e saj. Ndërkohë po mbërrijnë virozat e stinës, të cilat kanë shumë ngjashmëri dhe dallime midis tyre. Për këtë arsye le të flasim se si duhet të veprojmë në rastin e shfaqjes së sëmundjeve me shkaktarët përkatës.

Le të fillojmë me ftohjen (rrufën) që është tipike e kësaj periudhe dhe gripin që po ashtu është drejt mbërritjes.

Për të pasur idetë e qarta le të kthjellohemi që në fillim që pika e parë është kontakti me mjekun.

Së dyti le të shohim dallimet midis tyre për t’u orientuar më shpejt se kush mund të jetë shkaktari gjendjes tonë shëndetësore.

Sot po flasim për dallimet midis rrufës dhe gripit për të vazhduar më tej me ngjashmëritë dhe dallimet midis gripit dhe Covid-19.

Këto ngjashmëri dhe dallime i kemi përmbledhur në tabelën e mëposhtme:

NDËRSA SIMPTOMAT E COVID-19 JANË:

Simptomat më të zakonshme:

temperaturë
kollë të thatë
lodhje

Simptomat më pak të zakonshme:

dhimbje
dhimbje fyti
diarre
konjunktivit
dhimbje koke
humbje e aftësisë për të shijuar apo nuhatur
skuqje e lëkurës ose humbje e ngjyrës së gishtave të dorës apo të këmbës

Simptomat serioze:

vështirësi në frymëmarrje ose marrje fryme
dhimbje ose presion në kraharor
humbje e aftësisë për të folur ose lëvizur