Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i shtohet listët së eskpertëve të Rilindjes që kanë këputur mufka sa i takon Covid 19.

Teksa ka qenë dje pranë disa të moshuarve në Kukës, Gjici ka tentuar që të bëjë rolin e ekspertit por mund të themi që ka dështuar me sukses.

Ndërsa ishte duke u në banesën e familjes së Emri Nërgutit, Gjici u pa me një maskë të vogël në fytyrë, ndërsa u përshëndet me grusht me të moshuarit, duke mos shtrënguar duart.

Pas rehatimit në banesë, kryebashkiaku nisi të jepte dhe disa këshilla praktike për të moshuarit. Ndër këshillat e Gjicit ishin mbajtja e maskës dhe refuzimi për të shtrenguar duart, që sipas tij është një zakon i vështirë për tu eleminuar nga ana e shqiptarëve.

“Duhet të ruheni shumë nga ky virus se me thënë të drejtën virusi është vdekje prurës. Mirë që i mbani maskat. Ne shqiptarët e kemi zakon të japim dorën, por nuk duhet ta jepni dorën.”, deklaroi Gjici, në filmimet me skenar të bashkisë.

Por këshilla e kryebashkiakut zgjati vetëm 2 minuta. Pasi doli nga familja, Gjici hoqi maskën dhe iu shtrëngoi duart çiftit të moshuar, duke hedhur në kosh këshillat që dha vetë.

Mire xhaxhi? Mos ja jep doren njeriu. Ore ktij i rrofshin leket 🤣🤣🤣🤣🤣 Hajt mirupafshim se kshu e kemi ne Shqiptaret 🤝

Pubblicato da Brryli Broadway su Giovedì 1 ottobre 2020