“Nëse nuk bën fëmijë, lëre djalin tim të gjejë një tjetër”, gazetarja rrefen historinë e trishtë me vjehrrën

Kohët e fundit është cilësuar si cënim privatësie të pyesësh një person se kur do të sjellë në jetë një fëmijë. Kjo temë u trajtua në “Ftesë në 5”, ku gazetarja Iva Tiço ilustroi edhe një shembull konkret.

Ajo tha se në rrjetet sociale i ka mbërritur një mesazh, përmbajtja e së cilës e ka tr onditur së tepërmi. Një grua i ka rrëfyer gazetares se ka tentuar të sjellë në jetë një fëmijë por deri më tani pa rezultat.

Ndërkohë e vjehrra ka shkuar deri aty sa i ka thënë që nëse nuk i bën fëmijë djalit, do të ishte më mirë të divorcoheshit.

“Mendo që të kesh pas çdo muaji 20.000 njerëz që të thonë hë mo çfarë u bë, kjo për mua është një stres i dyfishtë. Unë pasi i publikova këto mesazhe mora tre komente ndjekësish dhe kam kuptuar një botë, disa rrëfime që më kanë lënë pa fjalë.

Një zonjë që më ka treguar stresin që i shkaktonin familjarët se përse ajo kishte disa vite pa fëmijë. Në muajt e fundit vjehrra i kishte thënë, që nëse nuk e bën djalin me fëmijë, leje dhe ai të gjejë një tjetër”, tha gazetarja./tch

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...