Moderatorja Luana Vjollca është rikthyer këtë sezon në ekran me emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, i cili pas kërkesave të mëdha të publikut nisi sërish transmetimin këtë shtator.

Siç edhe Luana ka treguar shpesh në rrjete sociale, emisioni i saj është ndër më të ndjekurit dhe thyen çdo javë rekorde shikueshmërie, mirëpo, diçka ka ndodhur me videon e puntatës së të shtunës dhe Luanës nuk i ka pëlqyes aspak.

Videoja ka pasur probleme në Youtube dhe moderatorja është shqetësuar nëse dikush e ka bërë me qëllim, apo e ka kapur syri i keq.

“S’e di kush na mori mësysh apooo e bërë qëllimisht, por asgjë nuk na ndalon. Emisioni i parë i “Shiko kush luan” sapo i kapi për vetëm 4 ditë 1 milion klikime. Me problemin po merremi.”– ka shkruar ajo në një postim në Instagram.