Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në fshatin Vidhas, në Elbasan.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Automjetet janë përplasur kokë më kokë në afërsi të Institucionit të Paraburgimit. Në aksident janë përfshirë një BMW X 6 dhe nje Golf 4. Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.L., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin N.S., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetsja R.S., banuese në Peqin, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “BMW”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.