Hap zemrën Gabriel Garko: Kam jetuar 11 vite me një burrë, s’bëja s*ks me të dashurën

Bujë të madhe bëri në media deklarata e aktorit italian Gabriel Garko pasi i rrëfeu një publiku të tërë preferencat e tij homoseksuale.

Ai zbuloi brenda shtëpisë së famshme “Grande Fratello Vip” para ish-të fejuarës së tij se se është gay. Për herë të parë, Garko ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Verissimo”, detaje të pathëna më parë për jetën e tij. Historia e tij e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Rikardo, me të cilin kishte bashkëjetuar 11 vite. “14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false.

Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka rrëfyer ai.

Arsyeja se pse ai ka qëndruar kaq shumë kohë i fshehur ndaj preferencave të tij, aktori i njohur është shprehur: “Kam qenë aq gjatë në xhirime, saqë në fund krijova një personazh. Nëse ke një orientim të caktuar seksual nuk mund ta bësh këtë punë, sistemi e kërkon atë dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se keni një tjetër. Por sot hoqa maskën. Më në fund pas 3 vitesh e gjysmë që u largova nga seti, kam pasur mundësinë që të qëndroj brenda lëkurës time.

E kuptova se nuk isha mirë, kisha nevojë të dilja prej saj.” Më pas ai ka rrëfyer që familja e tij dinte gjithçka dhe e ka mbështetur shumë: “Prindërit dhe motrat e mia nuk më kanë gjykuar asnjëherë për zgjedhjet e mia, përkundarzi më kanë mbuluar dhe mbrojtur gjithmonë.”

Lidhja e tij e dytë më e gjatë ka qenë me aktoren Eva Grimaldi, për të cilën shprehez se e do shumë pavarësisht gjithçkaje: Unë dhe Eva kemi jetuar bashkë 8 vjet, kemi qenë çift në gjithçka, por vetëm seksi mungonte. Kemi mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin. E kam dashur shumë si njeri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...