Këtë sezon të ri televiziv, emisioni “Treshat” nga vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani nuk u rikthye më në ekran.

Kjo e fundit iu bashkua “Top Channel” në moderimin e “Përputhen”, ndërsa Romeo e Donaldi po merren me diçka të re. Ata po sjellin një tjetër emision që do të jetë “Late Night”, ndërsa burime për “News31” kanë treguar se s’do të jenë vetëm.

Binjakët do të shoqërohen nga një moderatore tepër simpatike dhe e dashur për publikun, Einxhel Shkira. Megjithëse asnjëra prej palëve nuk e ka bërë të ditur këtë lajm, mësohet se treshja është në përgatitje e sipër për të sjellë gjëra interesante që me siguri do të na mbajnë të mbërthyer përpara ekranit.

Më herët, u përfol se Borën do ta zëvendësonte moderatorja Xhemi Shehu dhe shkak për këto lajme u bë fotoja e publikuar nga Romeo.

Ai dhe Donaldi shfaqeshin në shoqërinë e Xhemit dhe kaq mjaftoi që të aludohet për “treshat e rinj”.