Disa kohë më parë një postim i Armina Mevlani në lidhje me disa këshilla për mirëmbajtjen e gjoksit, ka bërë bujë të madhe.

Për këtë gjë, blogeria ka folur në emisionin Rudina në Tv Klan, ku ka treguar edhe një herë hapat më kryesore që një femër duhet të bëjë për të patur një gjoks perfekt.

“Unë kam lexuar shumë për mirëmbajtjen e gjoksit. Duke qenë se unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në çdo zonë të trupit, dua të qëndroj tek natyralja. Për këtë arsye kam dashur ta ndaj me të gjitha vajzat që kanë fëmijë dhe e kanë të nevojshme që ta trajtojnë.

E para është i ftohti. Unë mundohem që kur të bëj dush me ujë të ngrohtë, përpiqem që gjithmonë ta bëj shpërlarjen me ujë sa më të ftohtë në zonën e bustit.

Kur është verë mundohem të bëj edhe një masazh me akull, përdor gjithmonë krem për strijat që e ble në farmaci dhe një herë ose dy herë në javë bëj ushtrime që janë pompat. Edhe kur ndihem e lodhur marr peshat dhe bëj disa ushtrime, një deri dy herë në javë.

Përpiqem që t’i shmang të gjitha reçipetat e forta, mbaj reçipeta shumë të buta që janë tantellë e hollë”, është shprehur Armina Mevlani. /tvklan.al