Gerard Depardieu, aktori i famshëm francez, por me shtetësi ruse prej 2013, ka shprehur edhe njëherë konsideratat për kryeministrin Edi Rama por edhe kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti

Në një intervistë për të përjavshmen ‘Le Point’, ai shmangu komentet për Macron, kritik i tij që kur garonte për President, duke e zhvendosur diskutimin në Ballkan, rajon të cilin e përshkruan si vend fantastik.

Teksa tregon se Macron e telefonoi gjatë një vizite në Shqipëri, ai shton se në këtë shtet njeh një njeri për së mbari si Edi Rama që i pëlqen shumë si njeri dhe piktor.

Pjesë nga Intervista

Depardieu: Macron më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu.. Atje te ai takova edhe një lider të Kosovës, qe kishte bërë edhe b u rg.
Ballkani po, është vend fantastik…