Ministria e Shëndetësisë tha sot se nga testimet e kryera janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 159 qytetarë.

Në dy spitalet Covid po trajtohen aktualisht 202 qytetarë 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 të intubuar.

Një 75 vjecar nga Tirana e ka humbur betejën me koronavirusin.

Genta Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 75 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura, sepse është një masë tejet efikase për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe rrjedhimisht, uljen e të shtruarve në spital dhe fatalitetet nga COVID19.
Çdo biznes duhet të zbatojë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo çdo informacion për SARS COV2.