Këngëtari Renis Gjoka reagon pas deklaratës së bërë mbrëmë nga ministri Blendi Klosi, i cili u shpreh se “valët e muzikësë përhapin më shumë virusin Covid-19”.

“Mirë që na ngordhi gomari, por s’të lejnë as mizat rehatë.

Mirë që na mohojnë të drejtën për të jetuar, por tallin dhe ingranazhin me ne. Hallall”, shkruan Gjoka dhe ndan videon e mëposhtme.

Kujtojmë se, me vendim të Këshillit të Ministrave nuk lejohet muzika në klabet e natës, lounget dhe ambientet e tjera pas orës 20.00.