Gjatë 24 orëve të fundit në vend ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit 1 person si dhe janë regjistruar 157 raste të reja.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në:

75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66 vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot:

Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subject.

Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Një kujtesë për qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes. Në rast dyshimi se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe të telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.