Një efektiv policie në Kosovë, i prekur më parë me koronavirus, ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Mehdi Januzajn, që prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, Mihane Hoxha, përfaqësuese e një organizate.

“Lajm i hidhur! Ndahet nga jeta Rreshter Mehdi Januzaj, i cili ishte polici i parë në Kosovë i prekur me COVID-19, e të cilin e mundi pas disa javësh. Kurse, për fat të keq nuk i mbijetoi semundjes se kancerit”, shkruan ajo./boldnews