Në një studim ku morën pjesë 2.000 persona, rezultoi se për pothuajse 87% të vajzave sensi i humorit është ai që vlerësojnë dhe duan më shumë, ndërsa njësoj mendojnë edhe 80% e meshkujve për to.

Gjinia mashkullore rëndësi i kushton edhe dukjes, ndërsa femrat e duan partnerin i cili është përgjegjës financiarisht dhe di të përdorë paratë. Për të dy gjinitë inteligjenca është në vendin e tretë karakteristika më e dëshiruar.

Paga e mirë është e rëndësishme për 44 për qind të femrave. Paraja dukshëm është e rëndësishme për çiftin, sepse gjashtë prej dhjetë çifteve janë grindur për shkaqe financiare. Mirëpo, 70 për qind theksojnë që vendimet e rëndësishme financiare i marrin bashkërisht, ka konstatuar hulumtimi. Femra te mashkulli i cili është financiarisht përgjegjës sheh njeriun me të cilin ka të ardhme.

Çfarë kërkojnë vajzat tek mashkulli: Sensi i humorit 2. Përgjegjësi financiare 3. Inteligjencë 4. Dukje të mirë 5. Dëshirë për të krijuar familje 6. Të ketë qëllime në jetë 7. Arsimim të mirë 8. Pagë të mirë 9. Të ketë plane afariste 10. Punë 11. Mbështetje të mirë familjare 12. Pasuri