Është e vështirë ta mendosh Robert Berishën të mbyllur brenda 4 mureve,

sepse një muzikant si ai, i lindur dhe i rritur me muzikë, me koncerte e udhëtime, nuk mund ta mendojë jetën të ndalur. Por pandemia e krijuar nga Covid-19 futi në shtëpi edhe Robertin për disa javë me radhë…

Si të gjithë, edhe ai u izolua për një kohë relativisht të gjatë, një periudhë e gjeti në Amerikë dhe një tjetër, në Kosovë. Por e gjithë kjo kohë, pati edhe të mirat e saj.

“Robi plaket kur don vetë” është programi që kantautori i njohur Robert Berisha do të sjellë në ekran së shpejti, duke e sprovuar veten në një fushë të re, të paprovuar më parë, por është shumë optimist që gjërat do t’i shkojnë mjaft mirë. Pasditen e sotme,

ndau me publikun e “Rudina” disa detaje nga programi i ri që ia ka besuar atij drejtimin. Siç tha Roberti, ishte periudha e pandemisë ajo që vendosi, më në fund, që ai të kristalizonte një program jo të zakonshëm.