Gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka lexuar një koment, ku thuhet se ai duhet t’i lërë këto dhe të mbrojë atdheun se po ia merr fqinji ynë Greqia.

 

Por kryeministri nuk ka lënë pa e ironizuar këtë koment. “Atdheun mbroje me Liken me kanoe, beri nga Vjosa se po mbron dhe Vjosën tani, filloni mbroni vendin nga armiqtë imagjinarë“, tha Rama me ironi.