Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp, së bashku me ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

 

Ndër të tjera kreu i qeverisë, është ndalur edhe tek rritja e pagave. Rama tha se për mjekët dhe infermierët do ketë një rritje të pagave, deri në 40 %.

 

Pas kësaj deklarate Rama është pyetur nga gazetarja Marsela Karapanço e A2 CNN, nëse po kopjon programin e Bashës.

 

“Ju thatë për një rritje të pagave 40%. A mendoni se po kopjoni programin e Zotit Basha, sepse edhe ai e ka deklaruar rritjen e pagave”-iu drejtua gazetarja, Ramës.

 

Por, kreu i qeverisë, i është përgjigjur me një batutë, duke iu drejtuar gazetares “Vdeksha unë për ty dhe Zotin Basha”.