Ditën e sotme u pezullua nga detyra zëvendësdrejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi.

Ish-zyrtari ak uzohet për shpërdorim detyre, pasi pretendohet se ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane. Deputeti Lefter Maliqi ndërkaq, tha në “Top Talk”, se OFL-ja është një show i madh, ndërsa pretendon se posedon një informacion për ministrin Lleshaj.

Ai tha se për ta mbajtur në detyrë ministrin Lleshaj ka lobuar shkrimtari i njohur Ismail Kadare. Madje sipas Maliqit, ky i fundit ka lobuar vite më parë për ta bërë Lleshajn President të Shqipërisë, por në atë kohë një gjë të tillë e pengoi Sali Berisha.

Lefter Maliqi: Kështu që zoti Lleshaj që nga muaji mars që zoti Rama e hoqi nga drejtimi i Këshillit Drejtues të Autoritetit Civil, ka vazhduar kjo pakënaqësi dhe përplasje, por qëndron në atë vend pune për shkak të mikut të përbashkët, Ismail Kadare, i cili është kontribuesi kryesor i pushtetit të tij.

Denis Dyrnjaja: Ngjan si vulgare kjo. Të qëndrojë në detyrë ministri i Brendshëm se ka miqësi me Ismail Kadarenë është fantazi për ta besuar.