Ministria e Shëndetësisë pritet që në orët në vijim të dalë me një njoftim ku do të lejojë edhe hapjen brenda të lokaleve.

Lajmin e dha kryeministri Rama gjatë një vizite në Vlorë tek bizneset, i cili shtoi se hapja duhet të shoqërohet me masa.

“Sot do të dalë edhe njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen edhe brenda të lokaleve se është problem edhe ai. fillon kjo koha më e ftohtë, por duke respektuar masat”, tha Rama.

Kryeministri vizitoi disa biznese të vogla në qytetin bregdetar ku tha se ato do të çlirohen nga tatim fitimi, TVSH-ja dhe inspektorët. Sa i përket masave për shkak të pandemisë, deri më tani lejoheshin hapur vetëm pjesët e jashtme të lokaleve./tvklan.al