Sërish janë shënuar shifra të larta të personave të infektuar me COVID-19 në bashkinë Shkodër. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe nëntë raste të reja.

Aktualisht, të infektuar aktivë janë 381 persona ndër të cilët 9 janë të shtruar në spitalet COVID në Tiranë dhe po marrin shërbim mjekësor nga mjekët atje.

Gjithashtu, të izoluar në banesa janë 372 persona. Gjendja e tyre është më e qëndrueshme, ndaj për këtë arsye qëndrimi në shtëpi është i sigurtë për ta. Nga ana tjetër, për fat të mirë ka patur edhe tre persona të tjerë të shëruar nga koronavirusi duke e rritur numrin e të rikuperuave në 521 në total që prej përhapjes së pandemisë në muajin mars.

Nga ISHSH ne bashkëpunim me DVP dhe NJVKSH periodikisht kontrollohen personat e prekur me Covid-19 për respektimin e karantinës. Në bazë të listës që disponon policia, deri tani personat e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore duke plotësuar kushtet e izolimit.