I treti i vërteti/ Ndjekësi i bën komentin legjendar Rudina Dembacajt: Ja si përgjigjet ajo

Shumë ndjekës e kanë kritikuar për vendimin e marrë, për shkak se moderatorja ka dhe një vajzë me ish-burrin, megjithatë ajo i ka hedhur pas krahëve të gjithë komentet dhe duket mjaft e lumtur në krahët e Frrokut.

Vetëm tre ditë më parë, ajo mori propozimin e ëndrrave nga ish-deputeti, i cili i kërkoi të martoheshin bashkë në Kapadokya të Turqisë.

Padyshim që përgjigja e Rudina Dembacajt ishte “Po” dhe ky ishte një moment i paharruar për të.

Moderatorja bëri publik lajmin me anë të një postimi në Instagram, teksa ndau me ndjekësit foto nga momenti i propozimit.

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizojë dhe të më bëjë kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë❤️ P.S. I thashë PO! 22/09/2020”– shkroi ajo.

Rudina Dembacaj mori komente të shumta nga ndjekësit ku disa prej tyre i uronin “jetë të lumtur” përkrah ish-deputetit, ndërsa të tjerë i kujtuan marrëdhëniet e mëparshme të dështuara. Dhe sigurisht që moderatorja nuk i ka kursyer përgjigjet ndaj këtyre komenteve.

“Kështu i the edhe atij të parit ??? “– shkroi një prej ndjekësve.

“Nuk e mbaj mend”- iu kthye Dembacaj.

“3 PO për 30 vite jete. Unë 30 vjeçe akoma s’di të programoj lavatriçen, ti programove 3 burra ????”– i komentoi një tjetër.

Ndërsa moderatorja iu përgjigj: “Hahahahaha ❤️❤️ do programosh çfarë të duash.”

“I treti i vërteti ?”– shkroi një ndjekës dhe ajo iu kthye “Po”, duke treguar që Mark Frroku do jetë i fundit për të.

Mes komentuesve kishte edhe nga ata që i kujtuan se ajo është nënë e një vajze dhe ndërrimi i partnerëve është shembull i keq për të, megjithatë Rudina Dembacaj nuk ia ka përtuar me përgjigjen.

“A do ju kapë viti bashkë? Lum Viki që ju ka, do marrë shembull tek mami dhe ajo ???”– i komentoi ndjekësja.

“Ta ruajt Zoti këtë bebin Motër. Për të tjerat kujdesem unë,”– iu kthye moderatorja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME