Basha tha se mund të kandidonte ku të donte, Berisha zbulon nëse e ka marrë vendimin për të qenë sërish deputet

Lulzim Basha pak ditë më parë tha se ish-kryeministri Sali Berisha mund të kandidonte në cilin qark të donte për deputet. Pikërisht për këtë deklaratë, Berisha është pyetur sot në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ish-kreu i qeverisë tha se ende nuk e kishte vendosur ku do të garonte, dhe shtoi se kur të vendoste do e ndante me qytetarët. “Unë do ta vendos dhe do ta them. Do ta vendos dhe do ta them. Një gjë ta keni të sigurt që protagonizëm unë nuk kam”, u përgjigj ai.

Arian Çani e pyeti për karrierën e gjatë politike dhe nëse ishte lodhur nga detyrat që ka mbajtur gjithë këto vite. Berisha tha se “është betejë kundër të keqes. Unë i kam pasur të gjitha funksionet roli i deputetit është më shumë si honorfik. Unë i kam dorëzuar të gjitha postet, tani jam në një betejë bashkë me luftëtarët e mi”.

Më tej Berisha i dha dhe një këshillë Bashës, ku u shpreh se duhej që kreu i PD të krijonte një ekip për qeverisjen e nesërme.

“Unë mendoj se PD ka një ekip të mirë dhe po punon për një ekip të mirë. Unë do këshilloja që të prezantohej një ekip, por jo me poste konkrete, pasi kjo bëhet vetëm në Britani”, tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...