Ilir Meta ia ka shtruar me të ngrënë e me të kërcyer në Zallë Dardhë.

Nga video shihet se si presidenti nuk përmbahet, por ngrihet për të kënduar e kërcyer. E gjitha kjo skenë do të ishte “normale”, nëse nuk do të ishte Covidi nëpër këmbë.

Por, në këtë rast, Ilir Meta ka shkelur çdo masë sigurie, pasi siç shihet në videon e sjellë nga TemA, aty ka dhjetëra persona pa maska, që kërcejnë e përqafohen me njëri-tjetrin. Dhe kur këtë e bën presidenti i vendit, çfarë mund të presim nga të tjerët!

Presidenti i Austrisë u detyrua të kërkojë falje, vetëm pse kishte dalë për të ngrënë në restorant pas përfundimit të orarit të lejuar. Krahasojeni tani me presidentin tonë!