Parukierja i vdiq pas aplikimit të sondës, mjeku: U ktheva nga ulërimat e infermieres dhe e gjeta pa puls, s’kam ç’të them veç …

Ilir Babolli, mjek në QSUT, i cili punon me kontratë edhe në klinikën private në Korçë “Kristi” ku shkon 2 herë në muaj, ka deklaruar pas vd ekjes së parukieres Xhensila Duka në Korçë, pasi i aplikoi sondën në zorrë.

 

Në dëshminë e zbardhur nga gazetari Elton Qyno, mjeku thotë se i kishte paciente prej vitesh të dyja motrat, ndërsa në momentin që ka aplikuar sondën për zorrën pas problemeve që Xhensila Duka kishte, e ka lënë në të njëjtën dhomë me 2 infermieret dhe ka lëvizur të përgatisë përgjigjen. Kur është kthyer me urgjencë nga thirrjet e infermiereve ku Xheni ishte pa puls.

 

Pyetur nga grupi hetimor nëse gjatë ekzaminimit të pacientes duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator, mjeku 69-vjeçar thotë se: atë ditë nuk ka patur mjek të tillë, ndërsa shprehet se nuk e di arsyen e vde kjes së Xhensilës dhe se çfarë mund të ketë shkuar keq.

 

Dëshmia e zbardhur nga gazetari Elton Qyno
Në datën 19 shtator 2020 rreth orës 08:00, kam filluar punë në këtë klinikë si zakonisht. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme në klinikë është paraqitur një paciente me emrin Xhensila Duka, paciente që unë e njihja dhe më parë pasi i kam kryer një procedurë ekzaminimi që quhet kolono skopi.
Pas paraqitje së pacientes me të njëjtat ankesa si para katër vitesh, diare me gjak, sot ajo erdhi e pregatitur për të bërë këtë procedurë.

 

Fillimisht, pacientja nuk ka paraqitur ndonjë ankesë përveç diare dhe gjak. U vu në tavolinën e punës nga infermierët Marinela dhe Soena, mbiemrat e tyre nuk i di. Shpjegoj se pacientja ishte e përgatitur me puls oksimetër, matje tensioni dhe seduar me një “ç MIDAZOLAN” dhe një “ç BUZKOPAN”.

 

Më pas unë kam shkuar në dhomën e ekzaminimit dhe kam kryer procedurën që vazhdoj jo më shumë se rreth 10-15 minuta. Procedura është e fotografuar dhe përgjigjia është e shkruar. Është e njëjta diagnozë me atë të katër viteve më parë, për këtë paciente, do methënë rreth 20-25 cm fundore të zorrës ishin vërtet me ulceracione të shumta, siç janë karakteristike për këtë diagnozë, që quhet “kolit ulceroz”.

 

Procedura, mbaroj dhe unë jam kthyer në dhomën e kompjuterit për të përgatitur përgjigjen, komunikova dy fjalë me familjarët që ishin jashtë dhomës së ekzaminimit dhe konkretisht me motrën e pacientes, e cila sapo kishte përfunduar një procedurë të ngjashme, por për stomakun dhe jo për zorrën, të cilën e vura në dijeni shkurtimisht se procedura përfundoi.

 

Të dyja motrat janë paciente të njohura të miat, sepse i kam parë dhe herë të tjera. Ndërkohë që përgatisja përgjigjen dhe fotografitë rreth 7-8 minuta ndodhta kishin kaluar nga ekzaminimi, u ngrita dhe shkova përsëri në dhomën për të parë se çfarë po ndodh, sepse pashë të shqetësuara infermieret e personelit dhe kam parë pacienten në krevat pa puls, pa tension dhe filluam urgjent procedurat e masazhit kardiak dhe frymëmarjes me gojë.

 

Ndërkohë lajmëruam urgjencën. Procedura e frymëmarjes vazhdoi rreth 30 minuta. Erdhi Urgjenca dhe mjeku ka përdorur metodat e tij të defibrilatorit, por pacientja nuk doli në gjendje. Përveç shqetësimit, dhimbjes e keqardhjes nuk di çfarë të them.

 

Nga eksperienca ime 30-vjeçare në këto procedura ajo që mund të them është se procedura u krye në një kohë të shkurtër dhe pa trauma”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...