Lëkundjet e fundit në Shqipëri, a priten tërmete më të forta? Sizmiologu Rrapo Ormeni jep njoftimin e rëndësishëm

Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur për tërmetet që kanë lëkundur disa qytete të vendit gjatë natës dhe kanë rikthyer panikun te qytetarët.

Ormeni tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë. Ai tha se tërmetet e fundit nuk kanë lidhje me tërmetin e Durrësit.

“Tërmeti i shtatorit të shkuar ishte në një zonë tjetër.

Kurse këto lëkundje kanë ndodhur në zonën Lushnje-Elbasan-Dibër, që është një zonë aktive sizmike.

Tërmete të këtij niveli janë gjeneruar vit për vit në këtë zonë.

Ky tërmet është shoqëruar nga disa pasgoditje. Është karakteristikë për këtë zonë. Në vitin 2015 aty ka rënë një tërmet me shkallë 5.0.

Njerëzit, pas goditjes së 26 nëntorit, tani janë më të ndjeshëm, por më përpara kanë ndodhur të tilla lëkundje dhe njerëzit nuk duhet të kenë probleme për tërmete 4.6 apo 5.0.

God itja kryesore ka qenë 4.6 dhe lëvizjet e tjera janë më të vogla dhe po vijnë duke u shuar,” tha Ormeni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...