Një shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur dhe gruaja e tij, 50 vjecare se bashku me vajzen 17 vjecare kane mbetur te plagosuar, nje ngjarje qe mbetet ende per t’u sqaruar nga policia. Ngjarja ka ndodhur ne Zvicer, ne apartamentin e tyre.

Policia e Cyrihut njofton së pak para orës 7:00 të këtij mëngjesi është raportuar për dhu në në një familje transmetojnë mediat zvicerane, por pa saktesuar se cfare konkretisht ka ndodhur.

Policia e njoftuar per ngjarjen ka gjetur dy gra, nene e bije te gjakosura, kurse kryefamijari, 47 vjecari me iniciale M.B, ka gjetur vdekjen.

47-vjeçari pavarësisht se kishte marrë ndihmën e parë, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve duke vdekur ne vendin e ngjarjes.

Gruaja e viktimës, 50-vjeçare dhe vajza 17-vjeçare u dërguan në spital për trajtim, thuhet jashte rrezikut per jeten. Viktima njihej si biznesmen, pasi kishte nje biznes makinash, nderkohe qe djali kishte nje kompani te veten.

Fqinjet thone se ata ishin nje familje shume e qete qe shihte punen e saj.

Djali i viktimës, ka rrëfyer për median zvicerane se kur ai kishte dalë nga shtëpia pak orë para se të raportohej kr imi gjithçka ishte në rregull.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Jam i shokuar. Policia deri më tani nuk më ka dhënë asnjë detaj për rastin”, shprehet djali 20-vjeçar i viktimës.