Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi ka humbur një nga njerëzit e tij më të dashur.

Këtë moment e ka treguar vetë Selimi me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ku ka publikuar një foto të xhaxhait, i cili është larguar nga jeta.

“Lamtumirë xhaxh”, ka shkruar Getoari në postimin e tij. Me siguri ky duhet të jetë një moment i vështirë për reperin, i cili ka humbur një nga njerëzit e tij më të dashur.

Kujtojmë se prej vitesh Selimi jeton në Tiranë së bashku me partneren e tij, Marina Vjollcën, ndërsa ka udhëtuar shpeshherë edhe drejt Kosovës tek prindërit apo të afërmit e tij