Emisioni “E Diell”, rikthehet këtë të diel në ekranin e Top Channel me rubrikën “E Diell në Fermë”, ku personazhe të njohur do të jetojnë plot 12 orë jetën në fshat. Rubrika do të drejtohet nga gazetari Ervin Kurti.

Ky i fundit ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku zbuloi më shumë rreth rubrikës. Ndërkaq, Ervini kishte mësuar disa zakone të reja nga jeta e fshatit dhe një ndër to ishte të mbante hudhër në xhep.

Kjo në fakt lidhet me një besëtytni, e cila tregon që nëse e mban hudhrën në xhep, atëherë shpëton “nga syri i keq”. Këtë gjë bënte dhe Ervini, i cili nxori në emision live nga xhepi një hudhër dhe ia dhuroi Bietës.

“Mbaje hurdhën me vete sepse është për çështje syri. Unë po dëgjoj çfarë më thonë në fshat, sepse janë ato gratë që thonë marshallah, marshallah dhe kam frikë nga syri”, tha Ervini.