Pasi u la në arrest shtëpie në qytetin e Kukësit, Fjolla Morinës i nisin vizitat në banesë…

200

Pas arrestimit në pikën kufitare të Morinës, gjykata e Kukësit vendosi ditën e djeshme masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” për këngëtaren Fjolla Morina.

Ajo siguroi një kontratë qiraje në një apartament përball komisariatit në qytetin verilindor, ku dhe do të qëndrojë deri në dhënien e një vendimi të dytë nga ana e gjykatës.

Ditën e sotme këngëtaren e ka vizituar një njeri shumë i dashur për të. Vajza e saj i është bashkuar në banesën e re në Kukës, lajmin e ka bërë të ditur vetë Fjolla e cila në rrjetin e saj instagram ka postuar një foto me të bijën.

Kujtojmë se këngëtarja kosovare u arrestua ditën e shtunë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me ar më zjarri me vete. Në deklaratën e saj përballë organit të ak uzën, Fjolla e pranoi autorësinë e ar mëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar atë në çantë.