Mediat daneze kanë raportuar ditën e sotme se Shqipëria i ka marrë në përdorim 30 respiratorë nga Danimarka me qëllim përdorimin në spitalet tona për të trajtuar pacientët që janë në terapi intensive.

Lajmi po ashtu është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Danimarkës, e cila thekson në faqen e saj se respiratorët do t’i jepen në përdorim Shqipërisë për aq kohë sa do t’i duhen dhe më pas do të rikthehen në vendin e origjinës.

Por ku shkuan paratë për tenderin e respiratorëve që u hap me urgjëncë në fillim të pandemisë? Fondi limit për blerjen e respiratorëve ishte 129, 727.371 lekë, (njëqind e njëzet e nëntë milion e shtatëqind e njëzet e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e një) lekë pa TVSH.

Një pajisje e tillë kushtonte, sipas markës, nga rreth 15 mijë euro deri në rreth 20 mijë euro dhe me fondin e dhënë, qeveria mund të siguronte afërsisht 50-65 pajisje respiratore.

Partia Demokratike ak uzoi qeverinë në atë kohë për vjedhje me tender sekret. Sipas PD-së Respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut.

“Kompania fituese kontratën, solli 5 respiratorë në vend të 54, por qeveria nuk mori asnjë masë. Në 6 vjet e njëjta kompani ka marrë 11 milionë euro nga qeveria Rama”, u shpreh ish-deputetja.

Më tej demokratja i bëri thirrje dhe Prokurorisë, ku kërkon të hetojë këtë tender, që sipas saj është vjedhjen me kontrata sekrete e hajdutët e qeverisë duhet të shkojnë para drejtësisë.