Kryebashkiakia në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi është prekur nga Covid-19.

Mësohet se Ademi pas disa simptomave ka bërë tamponin, i cili ka rezultuar pozitiv.

 

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se kryebashkiakja Ademi nuk është paraqitur në zyrë, por është izoluar në banesë.