Nuk qenka Linda, Edi Rama uron gruan e veçantë për të

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen Helena Kadaresë, gruas së shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.

 

 

Për kryeministri Rama, Helena nuk hyn tek gratë e zakonshme, por është grua e jashtëzakonshme shqiptare. Rama thotë se Helena është gjysma më e mirë e çiftit Kadare, duke përfaqësuar engjëllin kurse Ismaili dj allin.

 

Urimi i kryeministrit Rama

#EDHE100

HELENA KADARE më kujton gjithnjë atë shprehjen e famshme, një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka! E mbase gabohem, po pa Helenën biblioteka nuk do të kishte mjaftuar për t’ia mundësuar Ismailit fortesën e blinduar, mu në zemër të tir anisë komuniste, ku morën jetë krijesat e tij të hatashme, që çanë rrethimin ti ranik e u ngjitën në majat e letërsisë së botës mbarë.

 

Më kujtohet vite e vite më parë, kur në netët e vona në bulevardin e zbrazët të Tiranës, Ismaili ecte me hijen e vet vezulluese në krah, Helenën, e cila ja ashtu njësoj si në shëtitjen e mbrëmjes, përmes boshllëkut që rrethonte qenien e tyre të dyfishtë, e ka shoqëruar Ismailin me vezullimin e përkushtimit të saj, pa e lënë kurrë një ditë të vetme vetëm, qysh nga dita e parë e njehsimit të tyre.

 

Shtyllë e fortesës ku xhindi rrotullohet prej 57 vjetësh me daullet e shiut të tij, vatër që ngroh hapësirën ku ngrijnë e shkrijnë prurjet e botës së tij fshehtë, dritë që rri gjithnjë ndezur për t’u kujdesur që ai ta gjejë gjithnjë atë çka i duhet kur i duhet të kthehet nga arratitë në skutat e mendjes, portë që hapet bukur për të mikpritur vizitorë dhe sy që ndjek gjithçka, njësoj siç prej një jete ka ndjekur e sistemuar për botim në makinën daktilografike, çdo rresht të dorëshkrimeve të të shoqit, Helena është për Ismailin një dhuratë po aq bujare e Zotit sa edhe gjenialiteti i tij krijues.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...