Vetëm pak ditë pas árrestimit të tij, ka ndërruar jetë Faik Perkoxha, 50-vjeçari, i cili tërhoqi zvárrë me makinë qenin.

Mësohet se ai është ndarë nga jeta si pasòjë e një infarkti. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë që veprimi i para pak ditëve i të ndjerit Perkoxha solli mjaft reagime të shumta në mediat online dhe kritika të forta në drejtim të tij për keqtrájtimin e káfshëve.

Njoftimi i policisë: Më datë 22.09.2020, është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët shtetasi F. P., rreth 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pa shenja jete, i cili nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infraktit, në banesën e një miku të familjes.