Janë zbardhur detaje nga mbeldhja e sotme e kryeminsitrit Edi Rama me drejtuesit politikë të PS-së qarqet e vendit në selinë rozë.

 

Burime nga mbledhja për Fax News bëjnë me dije se pasi drejtuesit politik kanë dorëzuar analizen e tyre përsa i përket problematikave të qytetareve dhe performancën e sherbimeve nga drejtuesit e institucioneve, Rama u ka kërkuar që të evidentojnë çdo drejtor që nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve.

 

Gjithashtu kryesocialisti u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i çdo drejtuesit të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre.

 

Në fokus të takimit sot kanë qenë drejtoret e drejtorive publike. Rama mësohet se është treguar i ashpër me drejtuesit e qarqeve dhe ka paralajmëruar një valë shkarkimesh në radhet e drejtoreve.

 

“Largimi apo qendrimi i drejtoreve në detyrë do të jetë në bazë të performances. Kod i kuq për ata që nuk u përgjigjen qytetarëve.” – mësohet të ketë thënë Rama raporton Faxweb.

 

Burimet thone se Rama ka kërkuar edhe në këtë mbledhje, që qytetaret të marrin shërbimet siç duhet. Edhe organizimi në detaje i partisë për zgjedhjet e ardhshme ka qenë pjesë diskutimit.