Këto veprime grupi i tifozëve i kanë bërë teksa në rrugë po kalonin disa dasmorë që shiheshin me flamuj shqiptarë në duar, të cilët nuk kanë ngurruar të dalin nga makinat dhe motorët dhe të përballen me maqedonasit eks tremistë.

 

Një nga të parët që ktheu motorin e tij, për tu sqaruar me grupin maqedonas ishte edhe Adnan Abdula. Ndërkohë ky i fundi pas incidentit ka dhënë edhe një mesazh të fortë duke thënë se duhet ti themi STOP gjuhës së urr ejtjes

 

“ Dhuna nuk është zgjidhje, ka ardhur koha t’i themi STOP gjuhës së urrejtjes, thotë Adnani.

 

Ndërkohë për këto veprime policia ka ndaluar 16 personat që shiheshin në video duke thirrur “shqiptari më mirë i vde kur…”