Horoskopi ditor, e hënë 21 shtator 2020

Dashi

 

Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur. Sa i përket punës, mundësi të reja janë në rrugë e sipër për ata që nuk kanë asnjë aktivitet profesional, edhe nëse janë me kohë të pjesshme.

Demi

 

Pas dy ditëve të vështira, tani është koha të shërohemi. Ju duhet të keni një partner solid për të shmangur çdo rrezik. Hëna është në të kundërt, prandaj është më mirë të mos adresoni ndonjë çështje të veçantë sot.

Binjakët

 

Akoma pak pozitivitet në dashuri. Sa i përket punës, do të përjetoni pak vështirësi. Ruani qetësinë, është një ditë vërtet e vështirë.

Gaforrja

 

Ju duhet të vendosni një pikë të plotë në historinë tuaj të dashurisë. Hëna është në një pozitë të mirë.

Luani

 

Nëse dashuria juaj është në krizë, dijeni se mund të rikuperohet. Atëherë do të jeni ju ai që do të kuptoni nëse është e përshtatshme të shikoni përreth jush, Venusi do t’ju ndihmojë. Sa për punën, mbërrijnë ditë pozitive. Por është më mirë të shmangni projekte që janë shumë kërkuese nga pikëpamja financiare.

Virgjëresha

 

Hëna është në favorin tuaj, pozitive për ndjenjat. Pozitivitet edhe në punë: dikush mund t’ju bëjë një propozim.

Peshorja

 

Dita e sotme është paksa e hutuar në dashuri, keni nevojë për konfirmim. Ndryshime të mundshme në frontin e punës deri në vjeshtë. Paralajmërim: është koha të lësh gjërat e tepërta.

Akrepi

 

Venusi nuk është akoma në shenjën tuaj. Nëse një histori dashurie sapo ka filluar, ju mund të keni dyshime dhe hutime. Sa i përket punës, nëse e kuptoni që keni dhënë shumë dhe keni marrë pak, koha juaj ka ardhur: duhet ta bëni veten të dëgjuar.

Shigjetari

 

Nëse jeni duke kërkuar për një person kontakti këto janë ditët e duhura. Sa i përket punës, përpiquni të jeni të vëmendshëm ndaj propozimeve. Më shumë gatishmëri edhe nga të tjerët. Këto ditë mund të rishikoni një kontratë.

Bricjapi

 

Hëna është në gjendje të mire. Shfrytëzojeni atë. Lidhur me punën nëse keni procese gjyqësore në pritje është mirë të flisni me një noter / avokat.

Ujori

 

Ruani qetësinë, gjërat në dashuri do të përmirësohen nga e marta. Sa i përket punës, ju nuk ndiheni plotësisht të kënaqur. Ju jeni të lodhur, dita do të jetë e lodhshme.

Peshqit

 

Dita e sotme do të jetë një ditë pak e lodhshme dhe nervoze. Ka kohë për të dashur, duhen bërë gjërat me qetësi. Ndërsa për punën, jini të sigurt: lajmet e mira mund të vijnë deri në fund të muajit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...