Moderatorja Arbana Osmani ka shoqëruar së fundmi partnerin e saj, Eduart Grishajn në projektet e tij kinematografike.

 

Arbana ka ndarë një foto me Eduartin gjatë xhirimeve të një projekti në zonën e Bogës në veri të vendit, duke zbuluar se ai është duke punuar për një film të ri.

 

“Duke bërë filma dhe fëmijë. Gjatë xhirimeve të ‘Sofia’ film i drejtuar nga artisti im i preferuar Eduart Grishaj. I uroj atij dhe të gjithë skuadrës shumë fat”, ka shkruar Arbana krah fotos ku në sy bie barku i rrumbullakosur.

 

Ndërkohë që më pas moderatorja ka ndarë dhe një foto me Jonin, ku shfaqet e përqafuar, dhe tregon se për asnjë moment gjatë udhëtimeve të saj nuk e lë atë vetëm.